Fajësia e kushërinjve Gjozi për vrasjen e Santos, priten tabulatet.

Zbardhja e vendodhjes së Klodian dhe Sajmir Gjozit, në momentin e atentatit, me anë të antenave të telefonisë celulare të do të jetë vendimtare për fajësinë e tyre në vrasjen bankierit Artan Santo dhe për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë të ndodhur në datën 26 qershor. Policia e Shtetit dy ditë më parë bëri të ditur se, gjatë ekspertimit në duart dhe trupin e dy kushërinjve të arrestuar në Fushë Krujë janë gjetur mbetje baruti. Por kjo gjë është kundërshtuar nga avokati i dy të pandehurve, Sami Dema, i cili gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” deklaroi se, këto mbetje mund të kenë ngelur ngaqë ata ishin marrë me saldim që lë pak a shumë blozë të njëjtë me atë të barutit të fishekëve. Edhe nga grupi i hetimit të kësaj çështje janë treguar të rezervuar për të dhënë detaje.
Add new comment