Euralius: Drejtësia shqiptare në 4 vjet asnjë përmirësim

Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri, Joaquin Urias ka komentuar çështjen e drejtësisë shqiptare, reformat dhe luftën ndaj korrupsionit në një intervistë për "Zërin e Amerikës". Sipas Urias. “Situata në drejtësinë shqiptare është shumë e keqe. Korrupsioni problemi kryesor”. Më tej Ish-drejtuesi i misionit të BE për Drejtësinë në Shqipëri sqaron se ku duhet ndërhyrë dhe pse reformat bëhen të paplota.
Sipas Urias për realizimin e reformave në drejtësi dhe arritjen e rezultateve pozitive “Duhet më shumë vullnet politik", ndërsa ka theksuar se lidhur me këtë çështje Bashkimi Europian duhet të tregohet më i ashpër.
Eksperti spanjoll Joaquin Urias, i cili për katër vite drejtoi misionin europian të asistencës në sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, Euralius 3, thotë se “gjendja e përgjithshme e Drejtësisë në është shumë e keqe”. Urias ndërkaq flet për problemet e shumta që ka sistemi i drejtësisë duke theksuar se më kryesori mbetet korrupsioni, por gjithashtu dhe ndërhyrjet politike apo lidhjet gjykatës-politikë.
Add new comment