Elbasan, 58-vjeçari pret fytin në sy të familjes e mjekëve.

Postuar në 30 Prill, 2014 04:45

Ngjarje e rëndë në spitalin e Elbasanit, ku një 58-vjeçar ka prerë fytin në sy të familjarëve dhe të mjekëve.
Madrit Arapi, baba i dy fëmijëve, i divorcuar, ishte shtruar në urgjencën e qendrës spitalore të këtij qyteti, pasi ndodhej në gjendej të rëndë depresive.
Pas, një debati me familjarët dhe me mjekët,  ai ka rrëmbyer papritur një mjet prerës nga komodina pranë krevatit, ku qëndronte i shtrirë dhe ka prerë fytin e tij duke u mbuluar i tëri në gjak.

Ai është marrë dhe është derguar në repartin e reanimacionit, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale mjaft delikate, për shkak se dëmtimi i shkaktuar në fyt ka qenë i rëndë dhe me pasoja të rrezikshme. Mjekët bëjnë me dije se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Sipas disa të afërmve, autori i ngjarjes prej kohësh kishte kaluar në depresion dhe situata e tij shëndetësore ka ardhur duke u përkeqësuar.

Ai ka qenë i angazhuar me një biznes në fshatin Xibrakë të komunës së Labinotit, ku ka pasur një motel buzë rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.