Durrës, zbardhet grabitja e taksisë arrestohet 1 nga autorët, 2 në kërkim

Postuar në 22 Gusht, 2014 12:18

Policia e qarkut të Durrësit ka arritur të zbardhë brenda 24 orëve grabitjen e një taksie me armë duke identifikuar dhe arrestuar njërin prej autorëve duke shpallur në kërkim dy të tjerët.

Rreth orës 16:00 të ditës së sotme u bë arrestimi i Marjan Gjokës, 24 vjeç, lindur e banues në Laç, i akuzuar më parë për një sërë veprash penale.

Sipas njoftimit të policisë Gjoka në bashkëpunim me dy personat e tjerë të përfshirë, kanë kërkuar si taksi në lagjen 13 me drejtim Fushë Krujën shtetasit V.Gj., 56 vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë që në afërsi të fshatit Rrashbull, nën kërcënimin e një arme zjarri i kanë marrë drejtimin e mjetit 56-vjeçarit dhe në Fushë Krujë e kanë detyruar të hidhet nga mjeti.

Ndërsa në fshatin Thumanë këta shtetas kanë përplasur dhe më pas braktisur automjetin e markës Benz me targa DR 2459 E.

Aktualisht vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë grabitje si dhe gjetjen e armës së përdorur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.