Durrës, shpëtohen 6 persona pasi u ishte përmbysur motoskafi.

Gjatë pasdites së sotme në Durrës, policia kufitare është njoftuar se 6 persona kishin mbetur të bllokuar në det pasi mjetit me të cilin ata po lundronin është përmbysur.
Shpëtimi është bërë nga ekuipazhi i një prej mjeteve lundruese të stacionit të policisë kufitare Durrës, që vijon patrullimin e vijës bregdetare me qellim ndihmën ndaj pushuesve qe mund të kenë probleme ne det.
Nën drejtimin e vetë shefit të stacionit ekipi i policisë ka ndërhyrë në një rast të rrezikimit të jetës së 6 personave të cilët udhëtonin me një mjet lundrues me motor skaf në zonën e Porto Romanos.
Mjeti në fjalë është konstatuar nga shërbimet e policisë në patrullim i batuar pasi ishte përfshirë nga një dallge e madhe.
Nga ndërhyrja është bërë i mundur shpëtimi i 6 personave në bord, të cilët janë Gj.B;, 46 vjeç, djali i tij F.B;, 22 vjeç, dhe 4 shokë të të birit, E.K, 24 vjeç, E.A dhe dy të rinj të tjerë emrat e tëcilëve ende nuk dihen.
Ndërkohë u benë përpjekje për shpëtimin e skafit i cili tashmë po transportohet drejt bregut të detit.
Shpëtohen 2 persona në bregdetin e Durrësit, rrezikuan mbytjen
Shërbimet e policisë kufitare gjatë patrullimit në Gjirin e Lalzit kanë ndërhyrë në një rast rrezikimi të mbytjes në det të një shtetasi akoma të paidentifikuar. Sipas strukturave në fjalë personi është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore pasi ndodhet në rrezik për jetën.
Një tjetër person ka rrezikuar mbytjen në det, në bregdetin e Hidrovorit në Hamallaj të Durrësit. Shtetasi polak, P.R., 51 vjeç, ka marrë ndihmën e parë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në një nga qendrat shëndetësore të zonës. 51-vjeçari nga Polonia mësohet të jetë shpëtuar nga tre të rinj shqiptarë që kishin dalë në det me një varkë.
Ndërkohë Policia Kufitare Durrës i tërheq vëmendjen të gjithë pushuesve që gjatë larjes, veçanërisht në det të trazuar dhe për personat që nuk dinë not, të shoqërohen nga të afërmit e tyre ose persona të tjerë.
Add new comment