Durrës, arrestohet 49-vjeçari i kërkuar për tentativë vrasje

Postuar në 19 Shtator, 2014 11:45

DURRËS - Efektivët e policisë së qytetit bregdetar të Durrësit kanë vënë në pranga një 49-vjeçar për tentativë vrasje. Arrestimi i Besnik Gaxhës ka ardhur pasi ndaj tij Gjykata e Tiranës kishte vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
 
49-vjeçari Besnik Gaxha akuzohet se më datë 22 maj të këtij viti, rreth orës 22.30, në rrugën “Gjergj Legisi”në kryeqytet, në bashkëpunim me Dëfrim Gaxhën dhe Shpëtim Gaxhën kanë tentuar të vrasin shtetasin me iniciale L.B., duke e plagosur atë në këmbë e krah.

Pas ngjarjes ata janë larguar nga vendngjarja me automjet për t’iu shmangur hetimit.

Nga policia e Durrësit bëhet e ditur se Besnik Gaxha iu dorëzua për veprime hetimore të mëtejshme shërbimeve të Drejtorisë Policisë Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës përgjatë ditës së djeshme bënë të mundur kapjen e një personi të shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes se një personi në Tiranë si dhe arrestuan në flagrancë një shtetas që mbante me vehte armë zjarri, për të cilin kishte dyshime se përgatitej t’a përdorte në realizimin e një krimi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.