Durrës, 35-vjeçari rreh motrën, shkak sherri për borxhin.

Postuar në 15 Prill, 2014 02:51

Borxhi i pashlyer prej kohësh është bërë shkak për lindjen e një konflikti familjar që ka degjeneruar deri në dhunë fizike nga vellai drejt motres dje ne Durres.

Një 45-vjeçare me inicialet F.D. nga Durrësi i kishte marrë kohë më parë vëllait të saj V.U., 35 vjeç, një shumë të konsiderueshme të hollash.

Në kohën kur kishte marrë paratë, motra i kishte premtuar të vëllait se do t’ia kthente sa më shpejt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pasi ka kërkuar disa herë rikthimin e parave, 35-vjeçari i ka lënë ultimatum së motrës që t’ia kthente paratë ditën e shtunë. Megjithëse 45-vjeçarja është paraqitur në vendin e takimit, në afërsi të Urës së Dajlanit, ajo nuk kishte marrë me vete paratë. I ndodhur përpara këtij fakti, vëllai është xhindosur dhe nuk ka nguruar të godasë motrën me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime. Në këto momente ka reaguar djali 18-vjeçar i gruas.

Kur ka parë dajën të rrahë nënën në sytë e tij, nipi e ka qëlluar disa herë me sende të forta. Pas konfliktit fizik, palët kanë bërë denoncimin përkatës në polici, ndërsa ka nisur edhe procedimi penal për 35-vjeçarin dhe nipin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.