Dollapi: Sistemi elektroenergjetik në kolaps për shkak të CEZ, brenda 2 muajve do normalizohet

Administratori shtetëror i CEZ-Shpërndarje, Sahit Dollapi u prezantua ditën e sotme zyrtarisht në detyrën e tij të re dhe deklaroi se situata aktuale e energjisë elektrike ka ardhur si pasojë e keqmenaxhimit të CEZ-it.
“Sot askush s’ka dyshim se kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të kësaj kompanie, humbjen në rrjet janë rreth 50%. Si administrator besoj se me rëndësi është rikthimi i besimit te qytetari, do tregohem i ndershëm në faturimin e tyre. Askush s’do trajtohet me dy standarde, do furnizohen 24 orë vetëm ata qytetarë që paguajnë energjinë, u shpreh Dollapi.
Sipas tij, me gjithë kaosin e krijuar në sistemin elektroenergjetik si pasojë e keqmenaxhimit, brenda dy muajve do të ketë furnizim normal të energjisë dhe faturimi do të bëhet real. Dollapi bëri të ditur se do të rishikohet vulosja e të gjithë matësve të energjisë elektrike dhe nënvizoi se dy hapat emergjentë që do të ndërmerren janë pezullimi i gjobëvënieve dhe ngritja e një njësie për ankesat e qytetarëve në çdo qark.
SHQIP
Add new comment