Djali i Fatmir Xhindit: Vrasja e babait tim është politike, ndryshe do ishte zbardhur

Postuar në 25 Shkurt, 2013 03:38

 

Anduel Xhindi, aktualisht deputet i Partisë Socialiste, thotë për Shekullin se lajmin për hyrjen në Kuvend e mori nga vetë Ermelinda Meksi, të cilën zëvendësoi në parlament. Ai e quan Meksin “zyshë”, për shkak se i ka dhënë mësim.

I pyetur se ka zëra se ai nuk do jetë më deputet, ai thotë se edhe nëse nuk është deputet, kontributi i tij politik do jetë për rrëzimin e Sali Berishës.

Ndërsa vrasjen e babait të tij e quan politike.

“Nëse do të ekzistonte dëshira e mirë dhe nëse kjo nuk do ishte vrasje politike, kjo ngjarje do të ishte zbardhur,” thotë Xhindi.

I pyetur se a beson se do të zbardhet e vërteta, ai shprehet“absolutisht që jo. Ne e kemi humbur totalisht shpresën që kjo ngjarjet do të zbardhet nga kjo qeveri, që vret njerëzit e vet për të vjedhur. Për më tepër, i rivret duke mos vënë drejtësi e bën sikur nuk ka ndodhur asgjë”.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.