Dënim 111 vjet burg autorëve të vrasjes së shefit të Krimeve Skura.

Postuar në 13 Qershor, 2014 08:39

Gjykata e Krimeve të Rënda jep 111 vite burg për tre të akuzuarit për vrasjen e shefit të krimeve të komisariatit të Matit, Musa Skura. 

Gjykata caktoi burg përjetë për Fitim Allën i akuzuar si autori kryesor i ngjarjes; 6 vjet për Vilson Milkurtin dhe 4 vite për Edison Lleshin. 

Familjarët e të pandehurve nuk kanë qenë dakort me vendimin duke reaguar dhe deklaruar për prova të manipuluara. Gjithsesi, familjarët kanë 10 ditë kohë për të apeluar vendimin në gjykatën e Apelit. 

Skura u vra gjatë një shkëmbimi zjati në një operacion për arrestimin e një grupi të dyshuar se kryenin grabitje në zonën e Matit. 

Policia arrestoi për ngjarjen Allën, Lleshin dhe Milkurtin, të cilët u gjykuan në gjykatën e krimeve të rënda.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.