Burimet natyrore, OSBE: Bashkëpunim me komunitetin. Haxhinasto: Bilanc pozitiv

Postuar në 19 Shkurt, 2013 07:22

 

TIRANE- Kreu i prezences se OSBE-se, ne vendin tone, ambasadori Eugen Wollfarth ka theksuar sot rendesine e bahskepunimit te ngushte me komunitetin per menaxhimin e burimeve natyrore. Deklarata eshte bere gjate fjales se tij ne workshopin me temë “Përgjegjshmëria sociale e korporatave në industrinë nxjerrëse”.

Sipas tij, menaxhimi i burimeve natyrore mund të jetë më i efektshëm ku komunitetet janë të përfshira.  Me tej, ambasadori theksoi se zbatimi i përgjegjshmërisë sociale është një koncept që duhet të merret parasysh nga korporatat dhe shkon përtej detyrimeve ligjore.

Ne fjalen e tij ne nisje te aktivitetit, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto deklaroi se bilanci i industrise nxjerrese dhe perpunuese ne vend eshte pozitiv, nderkohe qe sipas tij, eshte shenuar rritje e prodhimit vendas.

“Garancia e punës që lidhet me standartimizimin e një pune të qëndrueshme dhe këtu kemi shumë për të bërë dhe ka vend për një monitorim të standarteve”- tha ai.

Sipas ministrit, me rëndësi është arsimi profesional dhe kualifikimi i punonjësve.

“Një aspekt tjetër shumë i rëndësishëm është mjedisi. Ne e kosiderojmë si një pjesë integrale mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit është domosdoshmëri në këto industri që krijojnë ndotje por edhe ky mjedis duhet rehabilituar dhe vetë industria duhet të kontribuojë për ambjentin” tha ai

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.