Braçe: Xhuveli është gjallë, kryetari i Aleancës Kundër Drogës së Bashës.

Aleanca Kundër Drogës, shpallur sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të kryesohet nga Lufter Xhuveli, kryetari i Partisë Agrare dhe ministër i disa qeverive socialiste por edhe demokratë.
Lajmin e ka dhënë deputeti socialist Erion Braçe. Ai “thërret” në një mesazh të tijin: “ Këta kanë mbaruar!
Lulzim Basha paska krijuar sot Aleancën Kundër drogës! Në krye të saj është Lufter Xhuveli! Qenka gjallë!”
Braçe e ka sulmuar në vazhdimësi Xhuvelin për përfshirjen e tij në qeverinë e të djathtëve, pas vitesh aderimi në atë të socialistit Fatos Nano.
Lideri demokrat Lulzim Basha njoftoi sot publikisht ngritjen e një Aleance Kombëtare Kundër Drogës, e cila do të kryesojë protestën që opozita do të mbajë më 23 Maj para kryeministrisë kundër trafikut të drogës në vend.
3 ditë para protestës së të premtes, kryetari i PD-së Basha tha se u konkludua për ngritjen dhe institucionalizimin e Aleancës Kombëtare kundër Drogës pa dhënë detaje se si do të funksionojë kjo aleancë dhe nga kush do të drejtohet.
Add new comment