Berat, permbyset traktori, vdes 6-vjeçarja, ngjarja aksidentale

Një vajzë 6-vjeçe ka ndërruar jetë në qytetin e Beratit pas një aksidenti. Flabiana Palla kishte shkuar me gjyshin me traktor për të punuar tokën dhe si pasojë e lageshtirës së rrugës traktori ka rreshqitur.
Gjyshi Musa Halili, 58-vjeç është plagosur dhe ndodhet në spitalin e Beratit, jashte rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin "Shegjës",të komunës Lumas.
Në vendin e ngjarjes mbërritën më pas eksprtë të policisë, të cilët e klasifikuan ngjarjen si aksidentale.
Trupi i pajetë i vogëlushes mbërriti më pas në morgun e spitalit të Beratit, ku janë kryer hetimet e rastit, ndëkohë që gjyshi ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Add new comment