BE sanksione të reja Sirisë, në shënjestër 7 ministra

Postuar në 24 Shkurt, 2012 09:52

Diplomatët e Bashkimit Europian kanë emëruar shtatë ministra të Sirisë që do të jenë në shënjestër të sanksioneve të BE-së, për shkak të goditjes vdekjeprurëse ndaj protestuesve.

Ngrirja e aseteve dhe ndalesat në udhëtime do të bëhen për ministrat e shëndetësisë, arsimit, çështjeve presidenciale, komunikimit dhe teknologjisë, industrisë, naftës dhe burimeve minerale dhe transportit. 

Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet që të hënën e ardhshme të miratojnë sanksione që do të godasin edhe Bankën Qendrore, si dhe tregtinë me ar dhe metale të çmuara. Detajet janë bërë të ditura në konferencën e ashtuquajtur “Miqtë e Sirisë”, e cila po zhvillon punimet në Tunis. 

Rusia dhe Kina kanë refuzuar të marrin pjesë në takim, duke theksuar edhe më shumë vështirësitë për ndërtimin e një konsensusi ndërkombëtar për krizën në Siri. Protestat antiqeveritare në Siri kanë nisur në mars të vitit të kaluar. Prej asaj kohe, disa mijëra njerëz kanë humbur jetën në trazira.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.