Avokati: Erald Sida nuk ka faj Akuza s’ka prova që e mban në burg.

Teksa Kostandin Xhuvani ka lënë të lirë kafazin e hekurt në Gjykatë, brenda tij është futur nga policia e Tiranës shoku i tij Erald Sida. Ky i fundit, megjithëse nuk është akuzuar për veprën penale të vrasjes, është mbyllur në qeli së bashku me Xhuvanin.
Sida, gjatë caktimit të masës së sigurisë, është mbrojtur nga avokati i tij, Vladimir Gërmenji. Ky i fundit, në pretendimet e tij para gjykatës, ka pohuar se klienti i tij duhet të lirohet, pasi në momentin kur ka ndodhur krimi ai ka qenë jashtë në rrugë dhe jo brenda në lokal.
Add new comment