Avioni i Divjakës, Riformato: Takimi me Bajramin në hotel ishte rastësor.

Prokuroria për Krime të Rënda vendos të zgjasë afatin hetimor ndaj pilotit italian Giorgo Riformato dhe të dyshuarve të tjerë të dosjes së avionit të Divjakës edhe për tre muaj. Ky vendim i prokurores Doloresa Musabelliu është firmosur nga të dyshuarit dhe avokatët mbrojtës, të cilët vazhdojnë të mbajnë qëndrim mohues për akuzat e ngritura.
Mësohet se prokuroria ka ballafaquar pilotin italian Riformato me pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit, ku është takuar me të dyshuarin tjetër Sajmir Bajrami. Edhe pasi ka parë veten me Bajramin, piloti ka mohuar njohjen me atë, duke pretenduar se nuk e njihte dhe për momentin e takimit, ai është shprehur se Bajrami e kishte pyetur për diçka rastësisht në hollin e hotelit.
Add new comment