Atentat ish-shefit të SHKB Tropojë

Postuar në 26 Korrik, 2014 13:01

Ish-shefi i komisariatit të Tropojës, Besnik Sokolaj ka rënë pre e një atentati me armë mbrëmjen e së premtes nga persona të paidentifikuar , ku fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 24.00 në Margegaj, teksa autorët kanë qëlluar me armë në drejtim të makinës së 45-vjeçarit, i cili kthehej nga një iftar në Kosovë, për në banesën e tij në Bajram Curr.
 
I kontaktuar me telefon nga A1 Report, ish shefi i komisariatit të Tropojës në vitin 1997, si dhe ish-specialist në Shërbimin Kombëtar të Brendshëm nga viti 2007-2014, shprehet se nuk ka të dyshuar për autorët e atentatit dhe se nuk ka patur asnjë konflikt që mund të jetë bërë shkak për atentatin ndaj tij.
 
Sokolaj tha se nga të shtënat janë thyer xhamat e makinës, ndërkohë që në makinë si provë e atentatit kanë mbetur shenjat e plumbave. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë që kanë nisur hetimet për identifikimin e atentatorëve, që qëlluan në drejtim të makinës tip Opel Vektra me të cilën Sokolaj po udhëtonte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.