Asnjë gjurmë nga Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH

Policia po diskuton mundësinë që çështjen ta klasifikojë si “të rëndë”, pas 37 ditësh
Familjarët dhe policia nuk kanë asnjë gjurmë nga Julian Çela, djali 10-vjeçar i nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, i zhdukur që prej pasdites së 30 nëntorit në zonën e Laprakës, në Tiranë. Kur kanë kaluar 37 ditë nga zhdukja, hetuesit në Policinë e Tiranës po shikojnë mundësinë që këtë çështje ta klasifikojnë si “të rëndë”, dhe hetimet t’ia kalojnë organeve kompetente, megjithëse familjarët këmbëngulën që në çastet e para që ngjarja të hetohej me përparësi, nisur edhe nga detyra e të atit. Megjithatë, policia ka analizuar fillimisht çdo informacion nga persona të ndryshëm, që flisnin se e kishin parë të miturin në vende të caktuara. Ditët kaluan dhe nga Juliani nuk kishte asnjë informacion. Policia, në ditët e fundit të vitit të kaluar, pohoi se e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kishte informacione se ai ishte parë me një grup të miturish, të cilët dyshohen se janë rekrutuar për vjedhje banesash, që veprojnë në disa qytete të Shqipërisë, madje edhe në Kosovë. Tashmë, kur kanë kaluar 37 ditë, drejtuesit e Policisë së Tiranës po shohin mundësinë që çështjen ta kalojnë nga Komisariati Nr.3 drejt sektorit të Krimeve të Rënda, i cili merret me vrasjet dhe zhdukjet e personave, ndërsa ka specialistët më të mirë të policisë. Burimet pohojnë se do ta analizojnë sërish të gjitha informacionet dhe i kërkojnë qytetarëve të japin të dhëna, megjithëse çështja do të regjistrohet dhe do të hetohet për një rrëmbim të mundshëm.
Të afërmit: S’kemi gjurmë
Gazeta “Shqip” komunikoi dje me disa të afërm të Julian Çelës, të cilët, edhe në ditët e festave, nuk i kanë ndërprerë kërkimet në të gjithë Shqipërinë për gjetjen e të miturit. Ata pohojnë se çdo informacion dhe thashethem është verifikuar deri në detaj, madje nga dy ose tri herë. “Kemi verifikuar të gjitha informacionet që kanë mbërritur, që nga telefonatat në Tiranë e deri në Fier apo Elbasan. Ende nuk kemi një person që të thotë me siguri se ‘e kam parë’. Të gjithë pohojnë se kanë parë një të ngjashëm dhe pas disa orë kërkimesh është zbuluar se ka qenë një fëmijë tjetër. Ne mirëpresim çdo qytetar të na kontaktojë nëse ka ndonjë detaj të ri nga Juliani, sado i vogël. Madje, mund të ofrojmë edhe ruajtjen e anonimatit. Nuk do të kërkojmë detaje nga telefonuesit apo informatorët, pasi synimi ynë kryesor është gjetja e Julianit shëndoshë e mirë”, pohojnë familjarët, që saktësojnë se familja e 10-vjeçarit është tejet e tronditur nga ngjarja.
Policia: Në kërkim ndërkombëtar
Juliani është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Tiranës, pasi nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij brenda territorit të kryeqytetit, ka ngritur dyshimet se i mituri mund të jetë larguar me grupe endacakësh jashtë territorit të Shqipërisë. Për këtë arsye, eprorët e policisë kanë kërkuar që Juliani i zhdukur që më 30 nëntor të këtij viti të shpallet në kërkim ndërkombëtar si person i humbur. Informacioni konfirmohet nga burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cilat shprehen se në kryeqytet nuk ka asnjë shenjë për gjetjen e tij. Sipas tyre, uniformat blu kanë hetuar mbi të gjitha dyshimet e mundshme dhe mendohet se Juliani është larguar me dëshirë nga shtëpia e tij pas një konflikti në familje, por nuk përjashtohet mundësia që më vonë, pasi tashmë kanë kaluar katër javë nga zhdukja e tij, ai ka rënë pre e ndonjë mashtrimi nga persona të paidentifikuar. Deri tani, sipas policisë, është vërtetuar se Julian Çela ka pasur një debat me vëllain e tij kur është larguar. Më vonë ai është parë vetëm një herë e më pas ka humbur gjurmët. Duke qenë se uniformat blu kanë ushtruar të gjitha kontrollet e mundshme në banesa, apo vende ku mund të fshihej 10-vjeçari, policia shprehet nga mbledhja dhe vlerësimi i informacioneve se është arritur në konkluzion se ai nuk ndodhet në Tiranë. s.ç
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Policia: “I mituri mund të fshihet në ndonjë rreth, por dyshimet më të shumta janë se ai ka dalë jashtë kufirit, në mënyrë ilegale”.
Bashkëpunimi: Kryesisht, policia ka bashkëpunuar me Kosovën dhe Malin e Zi, pasi në këto vende ka pasur herë pas here flukse endacakësh
Zhdukja: Julian Çela u zhduk në mënyrë misterioze pasditen e 30 nëntorit në Laprakë të Tiranës, ku u pa për herë të fundit në një qendër interneti
Hetimet: Deri më tani, çështja është regjistruar si “largim me dëshirë nga banesa”, ndërkohë që familjarët pretendojnë se ka dyshime se mund të jetë një rrëmbim
Shqip
Add new comment