Arvizu takon Spahiun: “Patriotizmi është i mirë, por mos rrëshqisni në nacionalizëm”. Kreu i AK: “SHBA, udhërrëfyesi ynë”

Postuar në 29 Janar, 2013 08:19

(E PERDITESUAR)- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, është takuar sot me kreun e Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Takimi mes ambasadorit Arvizu dhe Spahiut është zhvilluar në zyrat qendrore të kësaj force politike, ndërsa në fokus të bisedimeve kanë qenë zgjedhjet e 23 qershorit, raporton Ora News.

Në një prononcim për mediat pas takimit, ambasadori Arvizu theksoi se e ka nxitur kreun e AK-së, Spahiu që në platformën politike të evitohet rrëshqitja në nacionalizëm.

“Takimi me kreun e AK-së është në vazhdën e bisedave të mëparshme. Folën për zgjedhjet dhe për platformën e Aleancës Kuq e Zi për zgjedhjet e 23 qershorit. Nxita Spahiun që në platformën e tyre të evitojnë rrëshqitjet në nacionalizëm. Patriotizmi është gjë e mirë, por nuk duhet të rrëshqasë në nacionalizëm. Nacionalizmi do të dëmtonte rolin e mirë të Shqipërisë si një faktor stabiliteti në rajon”, tha Arvizu.

Ndërsa kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, theksoi se kjo parti do të publikojë së shpejti edhe platformën për luftën ndaj korrupsionit.

“Ishte në vazhdimësinë e takimeve, bisedave që kemi pasur me ambasadorin e SHBA, por edhe me përfaqësues të tjerë të diplomacisë amerikane. Shqipëria është në prag të zgjedhjeve më vendimtare për shqiptarët, demokracinë, të drejtat e njeriut dhe për të ardhmen e procesit të gjithë shqiptarëve në rajon dhe natyrisht për standardet e integrimit ta gjithë shqiptarëve na BE. AK tashmë do ta prezantoja programin dhe platformën e saj të orientuar në një luftë pa kopmpromis kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, për ta nxjerrë për të parën herë nga harta e zezë Shqipërinë, si një nga vendet më të korruptuar në të gjithë Europën si një nga vendet e përfshira  në trafiqe dhe me probleme të krimit të organizuar. AK ka kërkuar mbështetjen e opinionit publik dhe ndërkombëtar për vendosjen e standardeve të demokracisë dhe zbatimit të ligjit, ashtu siç SHBA ndryshojnë drejtuesit e tyre, ne kemi vendosur të vendosim me ligj kufizimin e mandateve të lidershipit politik shqiptar, jo më shume se 2 mandate duke filluar nga kryetarët e Komunave, kryetarët e Bashkive, Minibashkive, Kryeministri, kryetarët e partive, me qëllim që partia të mos jetë një precedent negativ ku lidershipi politik në Shqipëri të tentojë të jetë i përjetshëm në limitet e 20, 30 apo 50 viteve. Shqipëria duhet të jetë një model tjetër, një model evropian me standarde amerikane, ku demokracia në thelbin e vet ka ndryshimin dhe AK, ashtu siç ka në përbërjen e saj figura të paimplikuara më parë në politike, do të luftojë për forcimin e themeleve të demokracisë. Për Aleancën Kuq e Zi SHBA është një partner dhe udhërrëfyes në rrugën e saj”, tha Spahiu.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.