Argita: Rama të tregojë kujt ia bleu me çmim qesharak tokën që po ndërton sarajet në Dajt

Argita Malltezi, duke mos iu përgjigjur ende akuzave dhe pyetjeve të opozitës mbi pronarin e tokës që ia ofroi biznesmenit Ansar për të blerë, ka kërkuar nga kryesocialist Rama që të tregojë se kujt ia bleu tokën për vilën që po ndërton në Dajt. Sipas Argitës, Rama e ka blerë këtë tokë me një çmim qesharak.
“Ti sulmon pse u kam deklaruar me transparencë të interesuarve cmimin e tokës me të cilin e shisnin pronarët privatë. Të kujtoj që transparenca është standart ligjor dhe moral të cilin duhet të gjesh kurajon ta zbatosh dhe ti, për të deklaruar para shqiptarëve burimin e 100 milion lekëve kredi pa interes të gruas suaj si dhe arsyen e cmimit qesharak prej 2 dollarësh me të cilin keni blerë tokën e sarajeve me gjatësi 57 m linear që po ndërton në Dajt, ndërkohë që disa vite më parë cmimi edhe në zona më të thella ka qënë dhjetë herë më i lartë”, thotë Argita në një deklaratë për mediat.
Më tej ajo vijon duke thënë se, “zoti Rama vazhdon serinë e tij të shpifjeve bajate të përditshme me zëdhënësit e tij të paguar. Njësoj si i mbyturi që mendon se shpëton duke u kapur në një fije bari ti Z.Rama beson se mund të fshehësh lejet e dhëna për ndërtimin e pallatit të Lindita Bashës, në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit dhe ligjin e urbanistikës, duke sulmuar tarifat private të një studioje avokatore, të caktuara në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë. Përsëri, i kapur nga paniku, t’i mendon se duke më përmendur mua tarifat e shitjes së tokës nga privati tek privati, mund t’i shpëtosh transparencës dhe të fshehësh burimin e padeklaruar të mbi 1 milion euro të ndërtimit të pallatit pajë nga një pensionist dhe kunati yt i vetëpunësuar dhe mungesën e faturave të ndërtimit të këtij pallati”
TEMA
Add new comment