Ankandi i pikturave në Londër, në shitje vepra me vlerë 1mld dollarë

Londra duket të ketë marrë pjesën e luanit në biznesin e ri të koleksioneve të artit nga super të pasurit, dhe ky lulëzim vazhdon ndërsa shtëpia e ankandeve Kristi ka nxjerrë në shitje punime impresioniste dhe moderne që pritet të kapin vlerën e 220 milionë dollarëve.
Vepra kryesore që do të nxirret në ankandin e 20 qershorit, është një nudo e Renuar, me vlerë deri në 28.1 milionë dollarë e që del për herë të parë në shitje në 15 vitet e fundit. Vepra të tjera të famshme janë nga Pikaso, me vlerë 11.7 milionë dollarë dhe të disa piktorëve të tjerë të njohur. Në total, sezoni veror në marketingun e artit vlerësohet në shifrën e 1 miliardë dollarëve.
Albanian Screen
Add new comment