Ambasadori serb në Tiranë: Jemi për marrëdhënie të mira, por i qëndrojmë deklaratës për Berishën

Postuar në 27 Janar, 2013 08:23

 

Ambasadori serb në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha për rishikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ne një dalje publike ambasadori Miroljub Zariç, përforcoi qëndrimin e tij, duke thënë se i përmbahet plotësisht deklaratës së Ministrisë së Jashtme serbe. Sipas Zariç, Serbia i qëndron idesë për marrëdhënie të mira me vendet fqinje, pasi ky është edhe kusht për integrimin. Qeveria serbe në 22 janar përmes Ministrisë së saj të Jashtme deklaroi se komentet e kryeministrit Berisha nxisin destabilitetin në rajon, qëndrim qe u ritheksua sot nga diplomati Zariç.

Zariç ka theksuar se “Serbia është e gatshme për marrëdhënie të mira bilaterale”.

Komentet e tij u bënë gjatë hapjes së një zyre në qytetin e Fierit nga shoqata e serbëve në vendin.

Gjatë hapjes së kësja zyre, ka folur edhe kreu i shoqatës së serbëve në vendin tonë Eqerem Duleviç. Sipas tij, “Janë rreth 2500 anëtarë të komunitetit serb në qarkun e Fierit, pjesa më e madhe në jetojnë në Libofshë dhe në disa zona të tjera”.

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.