Ambasadorët e SHBA dhe të shteteve të BE “bojkotojnë” seancën show

Postuar në 16 Shkurt, 2013 07:43

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Trojka - Ambasadorët e trojkës, i SHBA-së, Arvizu, i BE-së, Sequi, dhe i OSBE-së, Wollfarth, nuk ishin të pranishëm në këtë seancë plenare

Njoftimi - Mënyra e njoftimit të ambasadorëve duket se ka qenë një nga shkaqet e mospranisë së ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe SHBA-së

Nacionalizmi - Kohët e fundit, deklaratat e Kryeministrit për retorikat nacionaliste mund të kenë ndikuar në mungesën e trojkës SHBA-BE-OSBE

Kuvendi – Mungojnë ambasadori i OSBE, Britanisë e Gjermanisë. Shkak “ftesa” dhe retorikat e nacionalizimit

BLEDAR HOTI

Trojka e ndërkombëtarëve bojkoton seancën e posaçme parlamentare për nder të Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i BE-së, Ettore Sequi dhe ai i OSBE-së, Eugen Wollfarth, nuk janë parë në lozhat e të ftuarve ashtu siç ka pasur edhe raste të tjera në këto evenimente. Gjithashtu mësohet se të pranishëm nuk kanë qenë as ambasadorët e Gjermanisë, Francës apo dhe Britanisë së Madhe. Duket se retorikat nacionaliste të shfaqura së fundmi kanë ndikuar që ndërkombëtarët të mos jenë prezent në këtë aulë të posaçme, ku do të flitej për pavarësinë e Kosovës. Kuvendi ndërkohë bën të ditur zyrtarisht se janë ftuar të gjitha përfaqësuesit e trupit diplomatik të atyre shteteve që e kanë njohur Kosovën, pra kjo nënkupton se ftesa i ka munguar Federatës Ruse dhe Serbisë. Në lozhe ishin ambasadorët e Malit të Zi, Maqedonisë, Arabisë Saudite, Polonisë dhe i Turqisë. Ndër ambasadorët e pranishëm përfshihet edhe ai i Kosovës. Të pyetur për këtë mungesë në Kuvend, sipas administratës, mësohet se përplasja ka ardhur edhe nga mënyra e njoftimit të diplomatëve të huaj. E para lidhet me faktin se nuk kishte një ftesë në adresë të ndërkombëtarëve, por një njoftim për mbajtjen e një seance të tillë, në të cilën theksohej se “Jeni të mirëpritur”. Pra nuk ishte një ftesë normale, siç dërgohej herët e tjera, por vetëm një njoftim i thjeshtë. Ndërsa mësohet se fakti i dytë lidhet me orën e dërgimit të “ftesës”, e cila është depozituar nëpër selitë diplomatike, pas orarit zyrtar. Kjo ka bërë që numri i ambasadorëve në këtë sallë të jetë shumë e pakët, nga 8 ambasadorë, dy prej tyre ishin shqiptarë, ai i Malit të Zi dhe i Kosovës. Në sallë ka munguar një pjesë e madhe e deputetëve. Por, mosprania e diplomatëve të huaj mund të lidhej edhe me faktin se kohët e fundit ka pasur një përplasje deklaratash në lidhje me retorikat e shfaqura së fundmi nga shteti shqiptar. Prej muajsh, teza e bashkimit kombëtar është bërë lajtmotivi i fushatës së Kryeministrit Sali Berisha. Kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të faktorit ndërkombëtar, të ambasadorëve si SHBA dhe BE në Tiranë që kanë kërkuar frenimin e retorikave të tilla që dëmtojnë stabilitetin në Rajonin e Ballkanit. Kjo mungesë duket se ka qenë edhe një sinjal i qartë ndaj ekzekutivit shqiptar dhe mazhorancës qeverisëse. Deputetët e opozitës nuk kanë qenë të pranishëm në sallë, e kjo mësohet për shkak të mosvënies në dijeni nga ana e sekretarisë. Por në sallë vihej re një mungesë e madhe edhe e ministrave. Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, ministri i Inovacionit, Genc Pollo, dhe ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ishin të vetmit përfaqësues që shoqëronin Kryeministrin Sali Berisha në këtë seancë celebrimi me rastin e 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në sallë ka qenë i pranishëm Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, porse ka rënë në sy mungesa e një pjese të mirë të deputetëve të mazhorancës. Deputetët e PD-së numëroheshin me gishta në sallë: Mark Marku, Paulina Hoti, Ilir Bano, Osman Metalla apo Arenza Trashani, ndërsa pjesa tjetër e PD-së mungonin në sallë. Kjo ka bërë që në vendet e deputetëve, përveç të ftuarve, të uleshin edhe një pjesë e mirë e administratës së Kuvendit për të mbushur 140 karriget e lëna bosh nga të dyja kampet e politikës. Në lozhe kanë qenë edhe drejtuesit kryesorë të institucioneve, si kryeprokurori Adriatik Llalla, krerët e dy gjykatave Bashkim Dedja dhe Shpresa Beçaj, drejtuesit dhe anëtarët e KQZ-së, shefi i shtabit të përgjithshëm, shefi i SHISH-it dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Mazhoranca - Deputetët e mazhorancës numëroheshin me gishta në sallë. Nga 75 deputetë gjithsej mund të ishin rreth 10 deputetë të PD-së. Kjo ka bërë që punonjëset e administratës së Kuvendit të uleshin në vendet e lëna bosh

Ministrat - Në sallë ka rënë në sy mungesa e pjesës së madhe të ministrave. Edmond Panariti, Eduard Halimi, Fatmir Mediu, Genc Pollo dhe Flamur Noka ishin të vetmit ministra të pranishëm në sallën e posaçme për Kosovën

Presidenti - Në sallë ka qenë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, por folën vetëm Berisha dhe Topalli

Reagimi – Lideri i opozitës tha se Kuvendi nuk njoftoi zyrtarisht. Reagon sekretari Myftiu: Po mashtron!

Rama: Opozita nuk u lajmëruara, kjo seancë tinëzare e Berishës

Kryetari i PS-së, Edi Rama, reagoi ndaj mosnjoftimit të deputetëve të opozitës për seancën e posaçme për 5-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. “Një gjoja seancë e posaçme për përvjetorin e ditës historike nga njëra anë dhe një sulm kundër opozitës, Partisë Socialiste, nga ana tjetër. Sulm i ftohtë, në dukje i heshtur, por shumë tinëzar. Për mungesën! E vërteta është se as seanca jubilare nuk u organizua kurrë dhe as Partia Socialiste nuk u lajmërua ndonjëherë. 5-vjetori i shpalljes së Kosovës shtet më vete, i lirë dhe i pavarur, kërkonte jo një seancë të improvizuar kërcimi nacionalist për Kryeministrin e Kryetaren e Kuvendit, po një seancë jubilare të mirëfilltë, me organizim e të ftuar krejt specialë dhe sigurisht me përgatitjet e duhura në kohën e duhur. Edhe kjo seancë tinëzare parlamentare në emër të Kosovës, por në fakt vetëm për llogari të pushtetit të këtushëm të përfshirë në ethet elektorale, s’ishte tjetër veçse një inskenim gjasme patriotik me një qëllim mirëfilli elektoral”, deklaroi Rama. Më tej ai theksoi se “këta janë dashnorët e mëdhenj të shqiptarisë që kemi në qeveri! Këta janë atdhetarët e mëdhenj që përvëlohen për Kosovën deri në pikën sa për të marrë ca vota më shumë në Shqipëri, janë gati të hedhin në erë urat e ngritura gjatë paqes në rajon me retorikat e tyre prej turbofolku nacionalist”. Për Ramën, mazhoranca përdori aktin solemn të pavarësimit të Kosovës për të sulmuar tinëzisht opozitën parlamentare në Shqipëri, përmes organizimit të një seance blic ku opozita nuk u lajmërua në rrugët e zakonshme institucionale të komunikimit. “Ndërsa sot provokojnë miqtë e partnerët tanë të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja, me një retorikë perverse që kërcënon të hedhë në erë të gjitha arritjet madhështore të shqiptarëve si komb në këto vite falë mbështetjes së këtyre miqve e partnerëve”, theksoi lideri i opozitës. Pas këtij qëndrimi ka ardhur edhe reagimi i sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Marlind Myftiu, i cili thekson se deputetët e opozitës janë njoftuar për një seancë të tillë. “Kuvendi i Shqipërisë hedh poshtë me neveri mashtrimin e zotit Rama, se gjoja nuk janë lajmëruar deputetët e PS-së për seancën në 5-vjetorin e celebrimit të Pavarësisë së Kosovës. Sqarojmë se, përveç publikimit dje në faqen zyrtare të Kuvendit, si përherë janë njoftuar me telefon për këtë seancë sekretaret e të gjitha grupeve parlamentare (përfshirë atë të PS-së). Pas lajmërimit të bërë dje, sekretarja e grupit të PS-së ka kërkuar në emër të zotit Ruçi të dijë edhe programin. Në të njëjtën kohë, dje sekretaret e seancës plenare kanë lajmëruar të gjithë deputetët e pranishëm në seancën e djeshme për ceremoninë e ditës së sotme. Deklarata e sotme e zotit Rama është gjëja më e pavërtetë”, tha Myftiu.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.