Akuzat e Nikoliç në OKB, reagon misioni shqiptar atje 34

Postuar në 03 Tetor, 2013 16:52

Misioni shqiptar pranë OKB-së ka hedhur poshtë si të njëanshme, të pavërtetë dhe të pabazuar në asnjë dëshmi, deklaratën e Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, gjatë punimeve të Sesionit të 68-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, lidhur me akuzat e bëra kohë më parë në Raportin për Këshillin e Evropës të senatorit, Marty.
Në deklaratën e Misionit nënvizohet se, raporti i senatorit Marty përmban vetëm akuza politike, por jo prova, akuza të cilat nuk janë provuar asnjëherë, duke shtuar se, Shqipëria në vijimësi ka mbështetur fort një hetim gjithëpërfshirës lidhur me akuzat e pabaza të ngritura në raportin Marty, duke miratuar një ligj që lejon hetimet e EULEX-it në territorin e saj.
Gjatë fjalës së tij para Asamblesë së OKB-së, Presidenti i Serbisë është shprehur se: “Raporteri Special i Këshillit të Europës, Z. Dick Marty, një senator nga Zvicra, provoi dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) konfirmoi se disa prej udhëheqësve shqiptarë aktualë të Kosovës dhe Metohisë, organizuan pengmarrjen dhe vrasjen e serbëve, organet e të cilëve, u trafikuan dhe u shitën fshehurazi”.
Shqipëria , vijon më tej deklarata e Misioni shqiptar pranë OKB-së, i ka kushtuar gjithnjë rëndësi të madhe marrëdhënieve me fqinjët, do të vazhdojë e palëkundur “të eksplorojë çdo mundësi për të nisur një debat konstruktiv, për të zhvilluar një dialog real, si dhe për të nxitur një bashkëpunim të ngushtë në çdo aspekt me secilin prej vendeve të rajonit, përfshi Serbinë”.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.