Aksioni për pastrimin e plazheve Kodheli-FA: Rikthyet sigurinë

TIRANE- Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka vlerësuar sot kontributin e efektivëve të Forcave të Armatosura për pastrimin e plazheve në gjithë bregdetin e vendit. Në një postim në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, ministrja Kodheli vlerëson punën e bërë për këtë sezon turistik, ndërsa thekson se me ndërhyrjen e FA u bë i mundur edhe rikthimi i sigurisë në turizmin shqiptar.
“Faleminderit nga zemra të gjithë efektivëve të FA-ve që kontribuuan në këtë sezon turistik duke pastruar dhe ruajtur plazhet. Janë me dhjetëra rastet kur djemtë dhe vajzat në uniformë kanë shpëtuar jetë njerëzish duke dhënë ndihmën e shpejtë si dhe duke ofruar ndihmë mjekësore 24 orë, në të gjitha plazhet e Shqipërisë. Kemi rikthyer sigurinë e turizmit shqiptar”, shkruan ministrja Kodheli.
Add new comment