Aksioni në Lazarat, reagon PD “Jo luftë për drogën, por tregun”

Postuar në 17 Qershor, 2014 09:14

Më në fund ka reaguar edhe Partia Demokratike për akzionin që po zhvillohet në Lazarat. Në një deklaratë të PD-së theksohet se kjo parti  është dhe mbetet, mbështet dhe do të mbështesë çdo vendim dhe aksion kundër narko-trafikut.

“Ne mbështesim forcat e policisë në aksionet e tyre, sikundër u bëjmë thirrje qytetarëve të distancohen nga elementët me precedentë kriminalë. Çdo sulm ndaj policisë është goditje ndaj shtetit.  Partia Demokratike mbështet pa asnjë rezervë luftën kundër trafikut por ne i bëjmë thirrje profesionistëve të mbetur në polici të ruajnë jetët e qytetarëve dhe punonjësve të rendit dhe të ndalin çdo veprim që ushtron terror psikologjik ndaj popullatës civile” theksohet në deklaratën e PD-së.

Pavarësisht kësaj opozita nuk i lë akuzat për qeverinë dhe thotë se narkotrafikantët e punësuar në zyrat e shtetit nuk mund ta luftojnë drogën.

“Ne nuk presim që këtë kujdes ta bëjë Rama dhe Tahiri, pasi atyre nuk u intereson jeta e banorëve dhe e policëve. Pseudofushata e Ramës dhe Tahirit, është një pozicionim taktik – t’ia hedhim botës – me karakter propagandistik dhe selektiv.  Narkotrafikantët e punësuar në zyrat e shtetit nuk mund ta luftojnë drogën. Ata mund të lajnë hesapet me njëri-tjetrin, por kjo nuk është luftë ndaj drogës, por luftë për kapjen e tregut” theksohet në deklaratën e PD-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.