Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë drejtuesi i automjetit ndërron jetë.

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Ashtë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Për pasojë është plagosur dhe disa orë më pas ka ndërrruar jetë në spital drejtuesi i automjetit, Përparim Zagani, 34 vjeç banues në Bushat në Shkodër.
Automjeti që drejtonte Zagani, i tipit Benz me targa TR 7277, ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe ka dalë nga rruga. Mësohet se makina është përplasur pranë një lavazhi dhe më pas ka përfunduar në një kanal.
Gjithashtu si pasojë e përplasjes së fortë, trupi i 34-vjeçarit Zagani ka përfunduar jashtë automjetit dhe pak pas aksidentit është dërguar me urgjencë drejtë siptalit të Shkodrës ku ka ndërruar edhe jetë.
Add new comment