Aksident në hyrje të tunelit Tiranë-Elbasan, vdes vajza, dy të plagosur.

Postuar në 28 Prill, 2014 11:24

Një vajzë ka vdekur sot si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të tunelit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Aksidenti rrugor i ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, ka rezultuar fatal për një vajzë 21-vjeçare, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pranë Qafë Krrabës, ku një mjet i tipit BMË ka dalë nga rruga.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, nëse ka pasur ndikim lagështira në rrugë apo një pakujdesi e drejtuesit të mjetit, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton ngjarjen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.