AK, Spahiu: Emërimi i kryeprokurorit të ri, antikushtetues. Kuvendi i ardhshëm do e shkarkojë

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i bëri apel Presidentit Nishani dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos ndërmarrin vendimin antikushtetues për shkarkimin e Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama.
“Aleanca Kuq e Zi i bën apel deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që të heqin dorë nga procesi antikushtetues i emërimit të një prokurori të ri, kur ende nuk ka përfunduar mandati i prokurorit aktual, i cili përfundon pas 6 muajsh”, – tha Spahiu gjatë një daljeje para mediave.
Sipas Spahiut, mandati i kryeprokurores aktuale mbaron pas 6 muajsh. Ai paralajmëroi se kur AK të vijë në pushet do të shkarkojë kryeprokurorin e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese.
“Aleanca Kuq e Zi i bën thirrje edhe kandidaturave për Prokuror të ri të Përgjithshëm që të mos përfshihen në këtë proces antikushtetueses, sepse do t’u duhet ta ndërpresë detyrën e tyre më 1 korrik 2013, kur Kuvendi i ri që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të vendosë rendin kushtetues dhe do të mbrojë parimet dhe standardet e demokracisë parlamentare”, theksoi kreu i AK.
23 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Add new comment