2 vjet nga 21 janari, opozita zhvillon sot homazhe për 4 të vrarët

Postuar në 21 Janar, 2013 02:08

 

Partia Socialiste i ka pasur në qendër të saj dje përgatitjet për tubimin përpara Kryeministrisë paraditen e sotme, në përkujtim të katër jetëve të humbura në 21 janarin e dy vite më parë. Në mbledhjen e kryesisë së socialisteve të mbajtur paraditen e djeshme, u diskutuan hapat e fundit organizative për sa i përket tubimit të sotëm. Nga ana e tij, kryetari i PS-së, Edi Rama, në një konferencë për mediat theksoi se socialistët do të jenë përpara Kryeministrisë për të kërkuar drejtësinë e munguar për këto ngjarje tragjike.

Rama hodhi akuza të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë, duke e quajtur atë të rrënuar. Paraditen e sotme, në orën 11.00, deputetët e PS-së, anëtarët e kryesisë së kësaj partie dhe shumë mbështetës të kësaj force politike, do të bëjnë ritualin tashmë të përvitshëm të përkujtimit të viktimave, duke kryer ceremoninë pa fjalë dhe deklarata politike.

Në këtë aktivitet të PS-së pritet të përfshihen edhe shumë qytetarë, për të cilët fajtorë për këtë ngjarje duhet të ishin vendosur përpara ligjit. Më pas, në Teatrin e Operës dhe Baletit, PS-ja do të shfaqë një dokumentar për ngjarjen, e cila në fillimin e vitit 2011 tronditi opinionin publik shqiptar.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.