‘Grupi Miqtë e Sirisë’, samiti i tretë në Paris

Zyrtarët nga vendet perëndimore dhe shtetet arabe, që synojnë largimin nga pushteti të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad, takohen sot në Paris, në samitin e tretë të Grupit Miqtë e Sirisë.
Ministri i jashtëm francez, Loran Fabius, tha se bisedimet do të fokusohen në hapat konkretë për ta ndihmuar popullin e Sirisë, përfshirë edhe furnizimin e opozitës me teknologji të komunikimit.
Ai tha se marrin pjesë afro 100 përfaqësues nga opozita siriane. Në takim merr pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila pritet të kërkoj sanksione më të ashpra ndërkombëtare kundër presidentit Asad dhe qarkut të tij të brendshëm.
Rusia dhe Kina, që deri tash e kanë bllokuar shumicën e aksioneve kundër Asadit, nuk do të jenë të pranishme në takimin e Parisit.
Në vigjilje të mbledhjes në Paris, organizata Amnesty International, ka bërë thirrje për embargo të armatimit ndaj qeverisë së Sirisë dhe për kujdes gjatë armatimit të kryengritësve.
Panorama
Add new comment