Trump imponon marrëveshje paqeje mes Armenisë dhe Azerbajxhanit

Postuar në 09 Gusht, 2025 15:28

Armenia dhe Azerbajxhani kanë firmosur një ditë më parë në Shtëpnë e Bardhë në SHBA, një marrëveshje paqeje që i jep fund një konflikti të vjetër.

Ajo çfarë ndodhi sot është historike. E kam përsëritur prej muajsh se nuk do të ketë luftë mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, por paqe. Sot, ne mund të themi se paqja është vendosur në bazë të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve tona

citohet të jetë shprehur në konferencë për shtyp, kryeministri armen, Nikol Pashinyan që firmosi krahas presidentit azer, Ilham Alyiev. 

Sipas tij, zhbllokimi i nyjave të transportit në rajon do të tërheqë miliarda në investime në ekonominë armene, ndërkohë që Ministria e Jashtme armene ka njoftuar se do të publikojë tekstin më 11 gusht. Marrësveshja është një sukses personal i Donald Trump që pret tashmë një samit me homologun rus në Alaska, ku me gjasë të synojë atë që nëse përmbushet të jetë vepra kryesore e politikës së tij të jashtme, paqja në Ukrainë dhe eventualisht skicimi i një rendi të ri ndërkombëtar të paktën në rrethin arktik ku pritet të zhvendoset rivaliteti kryesor ekonomik në këtë shekull.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.