Ndotja që vjen nga peshkimi, emetohen 370 milionë tonë CO2 në vit

Peshkimi me rrjetat që lëshohen në fund të detit emeton deri në 370 milionë tonë CO2 në vit, që shton presionin mbi ligjvënësit e BE-së për të marrë në konsideratë rregullimin e kësaj industrie.
Ambientalistët e kanë kritikuar shpesh peshkimin industrial. Duke tërhequr zvarrë rrjetat e tyre të mëdha përgjatë shtratit të detit për të kapur disa lloje peshqish, ata shpesh shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe afatgjata mjedisore.
Një studim i ri i botuar së fundmi në revistën "Frontiers in Marine Science" sugjeron se përtej dëmtimit "të thjeshtë" mjedisor, aktivitetet e peshkimit po kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimin e klimës.
Studimi zbulon se që nga viti 1996, ky lloj peshkimi ka emetuar deri në 370 milion ton CO2 në vit. Kjo është më shumë se gjysma e emetimeve të Gjermanisë, rreth gjysma e emetimeve globale të aviacionit, ose thjesht 1% e emetimeve të CO2 në mbarë botën.
Sedimentet e mbledhura në shtretërit e detit janë në fakt shekuj mbetjesh bimore dhe shtazore që grumbullohen ngadalë, duke ruajtur karbonin për sasi pothuajse të pakufizuara kohe.
"Megjithatë, shqetësimet në shtratin e detit nga aktivitetet njerëzore kërcënojnë qëndrueshmërinë e këtij karboni detar," thonë autorët. Kur trazohet nga aktivitetet e peshkimit, karboni bie përreth - dhe ngrihet në sipërfaqe, duke u lëshuar në atmosferë.
Duke përdorur imazhe satelitore të aktivitetit të peshkimit dhe modeleve të ciklit të karbonit, studimi zbuloi se përqindja e materies që arrin në sipërfaqen e ujit është rreth 55 deri në 60%.
Add new comment