Krishti me ngjyrë, një deklaratë radikale në Amerikën e 150 viteve më parë

Një pikturë në dritaren e një kishe në Rhode Island e paraqet Krishtin si njeri me ngjyrë. Piktura në xham është bërë 147 vjet më parë nga Henry Sharp, një piktor i njohur i xhamit në shekullin XIX.
Në vend të një shenjtori të vetëm, piktura është një narrativë e plotë. Jezusi shfaqet me tre grave, të gjitha me lëkurë kafe të errët.
Kisha e Rilindjes Greke, e projektuar nga Russell Warren u ndërtua në 1830, por famullia u mbyll në vitin 2010. Hadley Arnold, historiane dhe arkitekte, ia bleu atë dioqezës në vitin 2012, por nuancat e errëta të lëkurës së personazheve i vuri re vetëm 10 vjet më vonë.
Pas një kërkimi të konsiderueshëm, Arnold ndihet e sigurt se autori kishte për qëllim ta paraqiste Jezusin si zezak, një deklaratë kjo radikale për barazinë - si për racën, ashtu edhe për gjininë.
Krahasimi i pikturës me punë të tjera të autorit nxorri se ngjyra e errët e lëkurës ishte zgjedhje e qëllimshme.
Kërkimet për prejardhjen e pikturës nxjerrin në dritë të tjera detaje.
Piktura në xham iu dhurua motrave Ruth Bourne DeWolf dhe Hannah Bourne Gibbs nga një grua e quajtur Mary P. Carr. Dy motrat ishin donatore në Shoqatën e Kolonizimit Amerikan, e cila ndihmonte ata që kishin qenë skllevër të zhvendoseshin në Liberi.
Por megjithëse në dukje abolicioniste, DeWolf u martua në një familje që pasurinë e kishte bërë me tregtinë e skllevërve dhe Gibbs me një nga kapitenët e anijeve të tyre.
Ka një teori sipas të cilës Carr e ua dhuroi motrave pikturën në xham, në mënyrë që DeWolf të pranonte turpin që kishte ndier për origjinën e parave të trashëguara nga i shoqi.
Add new comment