Tri mundësi për Ukrainën

Postuar në 07 Korrik, 2022 15:15

Ish-drejtori i CIA-s, Leon Panetta, ka përcjellë në një intervistë për “Kathimerini” ato që i quan tre opsione për uljen e tensioneve në Ukrainë. Ai e ka ndarë luftën në tri etapa: e para dështimi i pushtimit rrufe nga Rusia, e dyta lufta e rrethimit dhe tani së fundmi, lufta e llogores.

Versioni i parë, mund të vazhdojë për një kohë të gjatë, jo muaj, por ndoshta vite me këtë ecejaken konstante.

Mundësia e dytë është negociata ku më në fund Putin kupton se ai mund të marrë aq sa mund të marrë, por se nuk mund të përballojë humbjet që po merr. Deri më tani mendohet se ai ka humbur 10 000 – 15 000 ushtarë…

Mundësia e tretë është kjo mund të përshkallëzojë, të dyja palët mund të frustrohen apo të ndërmarrin hapa që rendin pas palës tjetër…duke kaluar në përdorim armësh kimike, gazit luftarak apo edhe armë bërthamore taktike. Se çfarë shtegu do të marrë varet shumë nga Putin dhe nëse ai do të pranojë se nuk ka për ta arritur qëllimin e vet final…

është shprehur Panetta.

Sipas tij, lufta në Ukrainë tregon fatin e demokracive sovrane në shekullin tonë, pasi qëndresa e vendit në fjalë do të shërbejë si shembull për çdo rast tjetër kudo në botë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.