Rama shpall qeverinë e re

Postuar në 02 Shtator, 2021 11:36

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Rama prezantoi kabinetin me të cilin do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme. Në qeverinë "Rama 3" mbeten një pjesë e ministrave të kabinetit të mëparshëm, ndërsa shtohen edhe disa emra të rinj. Në kabinetin Rama 3 rikthehet Mirela Kumbaro. Ish-ministrja e Kulturës merr drejtimin e Ministrisë së Turizmit. Ministria e Drejtësisë i është besuar Ulsi Manjës, ndërsa ajo e Bujqësisë drejtoreshës së AZHBR-së, Frida Krifca. Dy prej katër emrave të ministrave të shtetit janë prurje të fushatave të fundit të Partisë Socialiste. Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi do të drejtojnë përkatësisht Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Në krye të Kuvendit do të jetë Lindita Nikolla, ndërsa detyrën e zv.kryeministrit, të cilën deri pak ditë më parë e mbante Erion Braçe, do ta marrë Arben Ahmetaj. 

Zëvendëskryeministri - Arben Ahmetaj

Ministri për Punët e Jashtme dhe Europën - Olta Xhaçka

Ministri i Mbrojtjes - Niko Peleshi

Ministri i Drejtësisë - Ulsi Manja

Ministri i Punëve të Brendshme - Bledi Çuçi

Ministri i Financave - Delina Ibrahimi

Ministri për Infrastrukturën - Belinda Balluku

Ministri i Shëndetësisë - Ogerta Manastirliu

Ministri i Arsimit - Evis Kushi

Ministri i Kulturës - Elva Margariti

Ministria e Bujqësisë - Frida Krifca

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit - Mirela Kumbaro

Qeveria e re do ketë katër ministra shteti:

Elisa Spiropali - ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilali - ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi - ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi - ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.