Një videolojë zbulon sekretet e ushtrisë britanike

Postuar në 18 Korrik, 2021 19:52

Detaje të klasifikuara të tankut më të rëndësishëm të betejës që ka Ushtria Britanike, Challenger 2, u bënë publike krejt rastësisht. Përveçse pjesë e armatimit të rëndë britanik, tanku në fjalë ekziston edhe virtualisht si element i lojës “War Thunder”. Pjesë e kësaj loje online është bërë edhe një person, i cili thotë se ka drejtuar një tank të tillë dhe ka qenë instruktor në ushtrinë britanike. Ai pretendon se dizajnerët e lojërave nuk kanë arritur ta "modelojnë siç duhet".

Për të mbështetur pretendimin e tij, sipas The Guardian, lojtari postoi faqe nga botimi zyrtar i Challenger 2 Army Equipment Support - një manual dhe udhëzues mirëmbajtjeje.

Një pjesë e këtyre dokumenteve mbanin mbishkrimin "UK RESTRICTED" dhe një vulë "UNCLASSIFIED", raportoi uebsiti UK Defense Defense Journal.

Autoritetet pranuan se dokumentet në fjalë ishin “një ekstrakt i koncentruar”.

War Thunder është një videolojë e famshme, në të cilën mijëra lojtarë nga e gjithë bota mund të kontrollojnë njëkohësisht avionë, automjete tokësore dhe anije luftarake nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Rusia, Britania, Kina dhe kombet e tjera.

Ajo u krijua dhe u vu në dispozicion për përdorim online nga një kompani e quajtur Gaijin Entertainment, që raportohet se e ka qendrën në Qipro, por është themeluar fillimisht në Moskë, ku ende ka zyra.

Vitin e kaluar, në kuadër të kësaj loje pati një event ku shfaqeshin tanke ruse dhe kineze duke ekzekutuar komanda. Eventi u realizua në bashkëpunimme Departamentin e Sistemeve të Informacionit të Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.

Challenger mbetet pjesë kryesore e planeve të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar. Ushtria britanike kohët e fundit njoftoi se po nis një azhurnim masiv prej 800 milionë £ të tankeve Challenger si pjesë e planeve të saj të ristrukturimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.