Korbat, po aq inteligjentë sa shimpanzetë

Postuar në 12 Dhjetor, 2020 11:10

Një studim gjerman i ka dhënë kuptim të ri termit "tru shpendësh" duke demonstruar se korbat janë po aq të zgjuar sa disa nga paraardhësit tanë më të afërt.

Shkencëtarët në Universitetin Osnabrueck të Gjermanisë dhe Institutin Max Planck për Ornitologji krahasuan aftësitë njohëse fizike dhe sociale të korbave me ato të shimpanzeve dhe orangutanëve.

Studiuesit zbuluan se korbat e zakonshëm zhvillonin aftësi konjitive të plota kur ishin vetëm katër muajsh - aftësi të ngjashme me ato të majmunëve të rritur kur bëhej fjalë për kryerjen e detyrave të ndryshme.

Studimi është botuar në revistën “Scientific Reports”.

Gjetjet u bazuan në një test eksperimental të zhvilluar fillimisht për primatët dhe të përshtatur për t'u përdorur më pas edhe me shpendët.

Testet përfshinin fshehjen e ushqimeve nën një filxhan të përmbysur dhe më pas ndryshimin e pozicionit të tij në lidhje me gotat e tjera, për të parë nëse korbi mund të gjurmonte ushqimin.

Korbat përdorën sqepin për të treguar kupën e duhur.

Tetë korba të moshës katër, tetë, 12 dhe 16 muajsh u përfshinë në studim duke u vënë para disa detyrave për të provuar aftësitë e tyre në kujtesën hapësinore dhe komunikimin, midis të tjerash.

Zogjtë ia dolën shumë mirë në testet për të kuptuar sasitë, zinxhirët shkak-pasojë, mësimin social dhe komunikimin, ashtu si shimpanzetë ose orangutanët, zbuluan shkencëtarët.

Qëllimi tjetër i studiuesve është të zhvillojnë teste që identifikojnë aftësi specifike për speciet e zogjve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.