studimi
Testosteroni te burrat është përgjysmuar
Shoqëria njerëzore po përballet me një krizë të fertilitetit mashkullor. Nivelet mesatare të testosteronit te burrat janë përgjysmuar gjatë 50 viteve të fundit.
Sipas të dhënave të paraqitura në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Riprodhimit Njerëzor dhe Embriologjisë në Londër, nivelet totale të testosteronit tek burrat kanë rënë me 54% midis viteve 1972 dhe 2019.
Grupi i gjakut përcakton gjasat e goditjes në tru
Grupi i gjakut luan një rol të veçantë në përballjen e individëve me ishemi apo hemorragji cerebrale në moshë relativisht të re. Njerëzit me një nga grupet e gjakut të tipit A kanë më shumë gjasa të pësojnë një të tillë para moshës 60 vjeçare krahasuar me njerëzit me grupe të tjera gjaku.
Zbulohet një lidhje e ngushtë e ndotjes me Parkinsonin
Sëmundja e Parkinsonit nuk është vetëm sëmundja e dridhjeve, por edhe e lëvizjes së ngadaltë, mungesës së ekuilibrit dhe ngurtësisë së muskujve që ndonjëherë i shndërron pacientët në indidivdë të paaftë për të kryer lëvizjet bazë. Studiuesit janë përpjekur shpesh t’i japin përgjigje pyetjes pse sëmundja merr formë dridhje-formuese dhe jo formë të ngurtë-akinetike apo anasjelltas.
Ekstrovertë të vetmuar, vetmitarë të lumtur
Vetmia nuk është e dëmshme vetëm për individët – njëkohësisht ajo ka ndikime në mbarë shoqërinë. Kontribuon ndjeshëm në çështjet e shëndetit mendor, çrregullimet e gjumit, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekjen e hershme. Studiuesit madje e kanë krahasuar ndikimin e saj në shëndet me atë të pirjes së duhanit.
Vetmia është kudo, por ne dimë shumë pak pse disa njerëz e ndjejnë atë më fort se të tjerët.
Inteligjenca artificiale ka mësuar të gënjejë
Modelet e inteligjencës artificiale, me sa duket, po përmirësohen në gënjeshtra të qëllimshme.
Historia e njerëzimit në ADN-në e morrave
Një pjesë e historisë njerëzore, siç është përhapja ende e debatuar e njerëzve të parë në kontinentin amerikan, është shkruar në ADN-në e shoqëruesve tanë 'besnikë', me të cilët kemi jetuar për mijëra vjet: morrat.
Konkluzioni del nga një studimi i kryer nga Universiteti i Floridës dhe i botuar në revistën “Plos One”, i cili analizoi 274 variacione gjenetike të vëzhguara te morrat nga 25 vende të ndryshme.
Japonezët “dëgjojnë” bisedat e bimëve
Një grup studiuesish nga Universiteti i Saitamas në Japoni kanë "dëgjuar" për herë të parë në kohë reale një "bisedë" mes bimëve.
Dëshmi të ndërtimit të strukturave para Homo Sapiensit
Njerëzit e lashtë kanë ndërtuar struktura të mëdha prej druri - ndoshta shtëpi - pothuajse gjysmë milioni vjet më parë. Zbulimi, i cili është dëshmia më e hershme e ndërtimit prej druri, sugjeron se disa komunitete të lashta ishin shumë më pak nomade sesa mendohej deri tani.
Mbi domosdoshmërinë e studimeve paleontologjike
Ngurosur në kohë, një gjitar i vjetër 125 milionë vjet duke sulmuar një dinosaur. Një balenë e vjetër 39 milionë vjet, kafsha më e rëndë që ka jetuar ndonjëherë. Kandili i detit më vjetër deri më sot, 505 milionë vjet më parë.
Paleontogjia prodhon lajme që ia vlejnë.
Vlerësim i ri për vullkanin që ndikoi në rënien e qytetërimit minoan
Shpërthimi vullkanik që shkatërroi Santorinin rreth vitit 1600 pes. nuk ka qenë aq i fuqishëm sa është menduar deri tani. Një analizë e detajuar, duke përdorur teknikat më të fundit gjeofizike dhe gjeologjike, është botuar në Nature Communications. Ajo hedh poshtë përllogaritjet e mëparshme që sugjeronin se shpërthimi përfshinte një magmë gjigande prej 86 kilometrash kub. Studiuesit thonë se në të vërtetë, ajo ishte rreth 26-41 kilometra kub.
