Krizë alternativash edhe në SHBA

Postuar në 14 Nëntor, 2020 15:24

Dje ka dalë lajmi i gëzueshëm për mbarë njerëzimin – do shpresuar – se Joe Biden do të caktojë në detyrën e ambasadores së SHBA-së në OKB, Hillary Clinton. Fjalët e mira në këtë rast nuk kanë munguar meqenëse zonja Clinton vjen nga establishmenti i të arsyeshmëve të kësaj bote që me kishën e tyre mediatike dhe opinionale bëjnë të mirën dhe të keqen në këtë botë. Një ndër ata njerëz që e mundën Donald Trump jo për arsyet e duhura duke hedhur me hipokrizinë e tyre farën e një ndarjeje që nuk ka shanse të mbyllet lehtë.

Dikush po celebron një fitore të hidhur që ka nga pas një faturë të lartë. Biden po dëshmon se është një djalë për së mbari në një zyrë ku Trump shihet si sëmundje e rrezikshme. Por vetëm kaq. SHBA sot ka nevojë për një vizion dhe karizmë lideri që të mbyllë dhe kurojë plagët që janë hapur thellë. Në botën që jetojmë kemi mundësi të shohim dhe madje shqyrtojmë atë që ndodh në kohë reale, për të nxjerrë konkluzione edhe për zhvillime që përndryshe kanë qenë larg. Në SHBA ka një elitë që bën rotacion brenda vetes dhe kjo krizë e madhe ilustrohet me varfërinë në gjetjen e alternativave. Jemi në kushtet të krijimit të një kundër-elite, si proces që buron nga pasurimi dhe nevoja për aktivizim në vendimmarrje e përherë e më shumë njerëzve.

Kjo makrolojë e një teatri global imiton mekanizma përndryshe të akuzuar si tipare të regimeve autokratikë ku me kalimin e kohës gjenerohet një kastë sunduese. Demokraci apo jo, ligjësitë praktike të politikës amerikane dhe mënyra sesi Donald Trump u agredua sidomos nga një media tërësisht e rreshtuar dhe në llogore, provon se aksidente të tilla janë tërësisht të papranueshme sepse sfidojnë imunitetin e regjimeve që manovrojnë me teatrin demokratik.

Në këtë kuptim, leksioni i zgjedhjeve amerikane është po ai që provon thuajse mbarë Perëndimi dhe bota: janë zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje. Po ato fytyra, po ata emra, po ajo media që llomotiti të njëjtën përrallë dhe mbulon një korrupsion kalbëzues. Në ambicien për të përhapur demokracinë, duket se SHBA përfunoi në batakun ku i duhet të mbrojë demokracnë e vet, që në të vërtetë është stabiliteti i elitave të vjetra.

Comments

Submitted by amerikan (not verified) on

fiks kjo eshte: janë zgjedhje pa mundësi zgjedhjeje dhe prandaj nuk do te ke zgjidhje.
sic e thote dhe populli : ke te zesh, e kete lesh? ose nje cike me popullorce akoma: ke te q*sh, e ke te leshosh? ... njeri Llazi e tjetri llozi ...
keq e kemi pune ngado qe ndodhemi per te votuar.
po mos u merzit. Prape populli thote: sa vene e me te ruda behen (dmth sa vene e me komplekse te veshtira e te mahisura behen ceshtjet e problemet ne bote) keshtu e kemi afer BOOM-in e radhes (tip Trump ose jo s'ka rendesi, ai eshte thjesht produkt i asaj qe po gatuhet ne keto guzhina perverse nen presion te larte).
Me shume nuk dime te themi se doktoraturen nuk e kemi ne fushat e idiotesise njerezore qe ka kufij vetem pafundesine.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.