Presidenti në front për rrëzimin e Kryeministrit: Më mirë protesta se largim nga vendi

Postuar në 25 Maj, 2019 13:02

Pak para protestës së sotme të njoftuar nga opozita, dy “letra” të reja janë hedhur në qarkullim nga presidenti i Republikës dhe kryeministri Edi Rama. Ky i dyti ka publikuar një letër të katërt drejtuar kreut të PD-së, Lulzim Basha përmes së cilës i refuzon dorëheqjen dhe e fton në dialog pa kushte. 
Nga ana e vet, kreu i shtetit, Ilir Meta inkurajon protestën, duke bërë thirrje për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës. 

Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse se sa të largohen nga vendi…Është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës së bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë. Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit

shkruan Meta në qëndrimin e vet. 

Një luftë e vërtetë politike mes dy institucioneve, që po minojnë njëri-tjetrin me apelin publik që kantë bëjë me protestat e opozitës. Presidenti duket se ka ofruar largimin e tij ndërkohë që kërkon largimin e kryeministrit, ndonëse formalisht i përmbahet një mesazhi që lidhet me të drejtën e protestës jo me qëllimet e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.