Vetëm 2 minuta e 30 sekonda nga fundi i botës

Postuar në 27 Janar, 2017 10:46

Ora e Apokalipsit, një objekt simbolik i krijuar nga shkencëtarët në Çikago, tregon ekspozimin e botës ndaj shkatërrimit. Shkencëtarët e “kurdisin” atë në referencë me Mesnatën që përfaqëson fundin dhe sa më afër orës 12 të jetë akrepi, aq më shumë mendohet se bota është në prag katastrfofe. Me 2 minuta e 30 sekonda që është vënë këto ditë, Ora e fundit të botës paralajmëron një situatë më të rrezikshme se çdo situatë tjetër në 64 vitet e fundit. Arsyeja: armët bërthamore, ndryshimet klimaterike dhe zgjedhja e Donald Trump. Hera e fundit ku akrepat ishin ka afër mesnatës ishte në vitin 1953 kur nisi gara e armatimeve bërthamore mes SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.