Në muzeun e CIA-s
Muzeu i shërbimit sekret amerikan, CIA, në selinë kryesore të saj, është i mbushur me relike të Luftës së Ftohtë, instrumente të domosdoshme në aktivitete spiuanzhi në kushtet e një bote të ndarë, por edhe me artefakte nga ngjarje të mëvonshme, siç është vrasja e Osama Bin Laden. Një koleksion disi kurioz, por shumë konvencional në raport me imagjinatën e shfrenuar të filmave të Hollywood për CIA-n.
http://www.smithsonianmag.com/history/private-tour-cias-incredible-museu...
Foto 8 nga 18

Minox – prodhuar në Letoni në vite ’30 dhe në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore u kthye në aparatin fotografik klasik për spiunazhin. Aparati rezultoi të ishte shumë i madh në kushtet e punës në vite ’60. CIA zhvilloi dy modele miniaturiste për fotografimin e dokumenteve që përdoreshin me një dorë, e ku sërish viheshin në përdorim kaseta Minox. Varianti i parë realizonte 100 fotografi, i dyti 200, por pa e rritur vëllimin. Ky zhvillim teknologjik mbetet ende i klasifikuar
Comments
Shikoni se mos gjeni ndonje
Shikoni se mos gjeni ndonje aparature se si lidhej CIA me Mehmet Shehun ne Shqiperi, mbasi keshtu eshte akuzuar nga Enver Hoxha ne ate kohe.
Add new comment