“Ka zyrtarë të tjerë nën hetim. Ekspertiza e KLSH-së, më e mira”

Postuar në 02 Shkurt, 2016 03:38

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Top-Story”. Llalla, i vendosur së fundmi në qendër të vëmendjes, ka dhënë përgjigje për shumë çështje të aktualitetit politik. Ai ka shpjeguar angazhimin e Prokurorisë për hetimin e disa ngjarjeve: 21 janarin, arrestimin e Spiro Kserës, ish-ministër i Çështjeve Sociale, apo edhe përgjimin Meta-Ismailaj. Llalla ka deklaruar se Ilir Meta është përgjuar që në vitin 2008, pra në kohën kur në detyrë ishte Ina Rama. Sa I përket zhvillimeve të fundit, Prokurori i Përgjithshëm ka deklaruar se janë nën hetim zyrtarë të tjerë përveç Kserës, mes tyre edhe nga ata që janë në detyrë. Në këtë pikë, fiton rëndësi pohimi i Prokurorit se “Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ekspertizën më të mirë në vend për të gjetur shkeljet dhe mund t’i vijë në ndihmë institucionit tonë në këtë hetim”. Një konstatim që bie ndesh me pretendimin e përfaqësuesve të qeverisë për auditet e KLSH-së, që në rastin e marrëveshjes së mirëkuptimit me kompaninë çeke CEZ, u quajtën politike.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.