7 misteret e mëdha arkeologjike
Zbulimet arkekologjike sjellin me vete, përveç dëshmive historike, edhe të panjohura. Me kalimin e kohës, këto të panjohura që nuk arrijnë të kuptohen plotësisht, vlerësohen si mistere. Në listën e madhe të këtyre “mistereve”, “Live Science” ka përzgjedhur një të cilën po e sjellim:
Foto 7 nga 7

1. Gobekli Tepe, Turqi. Një zbulim i mahnitshëm arkeologjik u bë në vitin 1994 në Gobekli Tepe, një zonë rurale në Turqi, që vuri në diskutim teoritë për evolucionin e qytetërimit njerëzor. Siti konsiston në disa shtylla guri të vendosura në mënyrë rrethore, me skena kafshësh, që datojnë në mijëvjeçarin e 10-të para Krishtit dhe konsiderohet si vendi më i vjetër në botë i adhurimit. Sugjerohet se njerëzit që e ndërtuan ishin gjahtarë gjysmë nomadë, me gjasë pa njohje të bujqësisë, që nisi në këtë zonë vetëm 5 shekuj më vonë. Për shkak të Gobekli Tepe, arkeologët janë të detyruar të pyesin: si eci zhvillimi? Ishin projekte si ky që çuan në jetën sedentare apo e kundërta siç është menduar deri më tani?
Add new comment