Blloku Ekonomi

Italia synon të bëhet "superfuqia" e mikroçipave

Postuar në 30 Prill, 2024 18:19

Qeveria italiane planifikon të investojë rreth 10 miliardë euro në industrinë e gjysmëpërçuesve gjatë gjithë vitit.

Ministri i Industrisë, Adolfo Urso, tha se kjo do ta kthejë vendin në një superfuqi të mikroelektronikës në Europë.

Italia po përgatitet të bëhet një nga prodhuesit më të mëdhenj të mikroelektronikës në Evropë.

Në mars, Urso njoftoi një investim prej 3.2 miliardë euro (3.4 miliardë dollarë) nga startup-i Singaporean Silicon Box, për të ndërtuar një fabrikë çipash në veri të vendit.

Microsfot investon 1.7 miliardë dollarë në IA dhe cloud në Indonezi

Postuar në 30 Prill, 2024 13:47

Drejtori Ekzekutiv i Microsoftit, Satya Nadella ka premtuar gjatë një takimi me presidentin indonezian, Joko Widodo se kompania do të investojë 1.7 miliardë dollarë në ndërtimin e infrastrukturës për Inteligjencën Artificiale dhe teknologjinë cloud për të ndihmuar zhvillimin e arkipelagut.

Lupë europiane mbi tregun kinez të pajisjeve mjekësore

Postuar në 24 Prill, 2024 12:25

Komisioni Evropian ka nisur një hetim mbi prokurimin publik të Kinës, për pajisjet mjekësore.

Masa është e fundit në një seri lëvizjesh që rrisin tensionet tregtare përpara vizitës së Presidentit Xi Jinping muajin e ardhshëm, i pari udhëtim në Europë në pesë vitet e fundit.

Kudo trajtohet si krizë, vetëm në Shqipëri rënia demografike shikohet si Liri e Lëvizjes

Postuar në 23 Prill, 2024 15:45

Asnjë shoqëri nuk mund të qëndrojë e paprekur kur gjysma e popullsisë së tij përbëhet nga pensionistë.

Edhe Bentley e ndien krizën

Postuar në 22 Prill, 2024 14:01

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i kompanisë që prodhon makina super të shtrenjta, Adrian Hallmark, e shpjegon këtë rënie me "një nivel të ri të ndjeshmërisë emocionale" te klientela.

Buxheti botëror për mbrojtjen thyen çdo rekord

Postuar në 22 Prill, 2024 11:42

Shpenzimet ushtarake globale kanë arritur një rekord prej 2440 miliardë dollarësh pas rritjes më të madhe vjetore të shpenzimeve të qeverive për armë në më shumë se një dekadë.

Një raport i Institutit Ndërkombëtar për Kërkimet e Paqes në Stokholm (SIPRI) konkludon se rritja prej 6.8% midis 2022 dhe 2023 ishte më e larta që nga viti 2009.

India nis përpjekjet për ta bërë Rupi-n monedhë alternative në botë

Postuar në 21 Prill, 2024 19:00

Dobësimi i monedhës indiane, rupi, në raport me dollarin amerikan ka sjellë si pasojë rënien e fuqisë së saj blerëse në tregjet ndërkombëtare dhe rritjen e kostove të importit. India, e cila është e varur nga importi i naftës, po e vuan zhvlerësimin e monedhës vendase.

Holanda mbyll fushën më të madhe të gazit në Europë

Postuar në 21 Prill, 2024 14:15

Holanda ka mbyllur zyrtarisht fushën e gazit Groningen, pasi autoritetet vendosën t’u japin fund operacioneve të shpimit në vend për të kufizuar rreziqet sizmike.

Që nga tetori i vitit 2023, fusha e gazit ka prodhuar me kapacitet të reduktuar për shkak të shkurtimeve të prodhimit, masa të marra gradualisht pas dëmtimit të mijëra ndërtesa gjatë viteve. Megjithatë, 11 puset e saj mbeten të hapura në rast të një dimri të ashpër dhe për shkak të situatës së pasigurt ndërkombëtare në lidhje me konfliktin Rusi-Ukrainë.

Europianët nuk i shqetëson emigracioni, por rritja e kostos së jetesës

Postuar në 17 Prill, 2024 16:01

Emigrantët që zbresin çdo ditë në brigjet e Mesdheut nuk janë problemi kryesor i europianëve. Sondazhi i Eurobarometrit nxjerr varfërinë, krizën e kostos së jetesës dhe përjashtimin social si çështjet kryesore për votuesit që shkojnë në kutitë e votimit në fillim të qershorit për të zgjedhur Parlamentin e ri Europian.

Propozohet bursa europiane e teknologjisë

Postuar në 17 Prill, 2024 11:23

BE do të krijojë një bursë të vetën për teknologjinë. Plani pritet të prezantohet nesër nga ish-kryeministri italian Enrico Letta.

Startup-et me kapital intensiv në fusha si kompjuterat kuantikë dhe bioteknologjia zhvillojnë teknologjinë e tyre bazuar në zbulime thelbësore shkencore ose inxhinierike, duke i bërë ato veçanërisht të rëndësishme pasi konkurrenca e Evropës në skenën globale të teknologjisë nuk ka ecur me ritmin e Amerikës.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi