salmoni

"Masakra" e salmonit, 62.7 milionë peshq të ngordhur në Norvegji

Postuar në 10 Mars, 2024 22:51

Në Norvegji, gjatë vitit që lamë pas, kulturat e salmonit kanë pasur humbje të mëdha. Sipas një raporti të Institutit Veterinar Norvegjez, 62.7 milionë salmonë kanë ngordhur në ferma në të ashtuquajturën 'faza e detit', pra në atë në të cilën peshqit jetojnë brenda gardheve të instaluara në zonat bregdetare. Shkalla e vdekshmërisë ishte 16.7%, duke shënuar një rritje si në terma absolute ashtu edhe në përqindje (në vitin 2022 shkalla ishte 16.1%).

Rritja e temperaturave "pjek" salmonin në ujërat e lumit Kolumbia (VIDEO)

Postuar në 28 Korrik, 2021 14:21

Rritja e temperaturave të ujit e ka dëmtuar rëndë popullatën e peshkut salmon në lumin Kolumbia, në Amerikën e Veriut. Aktivistët të mbrojtjes së mjedisit, anëtarë të OJF-së Columbia Riverkeeper, kanë publikuar pamje që tregojnë shkallën e këtij dëmi.

Pamjet tregojnë një grup salmonësh që notojnë në një degë të lumit me plagë që mendohet të jenë rezultatet i stresit dhe mbinxehjes.

Subscribe to RSS - salmoni