rovena dilo

Policia mësyn ne lokalin e Rovena Dilos

Postuar në 09 Maj, 2016 12:09

Një grup policësh mbajtën të rrethuar Rovena Dilon në ambjentet e brendshme të lokalit në zonën e ish Bllokut, ndërsa punëtorët e Përmbarimit transportonin tavolinat dhe karriget. Me radhë janë lëvizur karriget, tavolinat, çadrat apo gjithçka tjetër, ndërsa këngëtarja ka qënë e pafuqishme për të reaguar. Pas momenteve të para të nervozizmit, ajo është munduar të sqarojë uniformat blu për çështjen gjyqësore. Ata e kanë dëgjuar, ndërsa qëndronin përreth saj në një cep të lokalit, siç duket edhe nga pamjet raporton Lapsi.al.

Duan të më rrëmbejnë pronën time. Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit, të mos fshihen, por të shprehen për këtë rast

Postuar në 04 Maj, 2016 22:44

Letër e Hapur nga Rovena Dilo

 

Zotërinjve që duan të rrëmbejnë pronën e familjes time!!

Rovena Dilo

Kush jeni ju?!

Dy fjalë dua t'ju them dhe dua t’jua them duke ju parë në sy. Mënyrë më të mirë për t’ju parë në sy, duke ju shkruar këtë letër e hapur, nuk ka! Dy fjalë juve, dy zotërinjve të "politikës" shqiptare dhe të gjithë atyre që ju mbështesin fort në rrugëtimin tuaj drejt zhvatjes.

Subscribe to RSS - rovena dilo