role

Humbet betejën me kancerin Hajrie Rondo

Postuar në 09 Shtator, 2017 18:00

Ndërroi  jetë në moshën 66 vjeçare, Hajrie Rondo një nga aktoret më të spikatura të teatrit dhe kinemasë shqiptare. E lindur në vitin 1951 në Delvinë ajo  ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Gjendja e saj u përkeqësua në vitin 2013 kur nisi një kalvar të gjatë terapish kundër dy sëmundjeve që prekën shëndetin e saj. Rondo do të mbahet mend për rolin e Tanës në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit, ndërsa ka intepretuar në filma si  “Kush vdes në këmbë - (1984) në rolin e  Linës.

Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

Postuar në 11 Tetor, 2015 22:23

Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

Subscribe to RSS - role