Humbet betejën me kancerin Hajrie Rondo

Postuar në 09 Shtator, 2017 18:00

Ndërroi  jetë në moshën 66 vjeçare, Hajrie Rondo një nga aktoret më të spikatura të teatrit dhe kinemasë shqiptare. E lindur në vitin 1951 në Delvinë ajo  ka luajtur rreth 120 role në teatër dhe rreth 40 role në filma. Gjendja e saj u përkeqësua në vitin 2013 kur nisi një kalvar të gjatë terapish kundër dy sëmundjeve që prekën shëndetin e saj. Rondo do të mbahet mend për rolin e Tanës në filmin “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit, ndërsa ka intepretuar në filma si  “Kush vdes në këmbë - (1984) në rolin e  Linës. Një emër midis njerëzve-(1983), Nëntori i dytë - (1982), Agimet e stinës së madhe, - (1981), Vëllezër dhe shokë  etj.

Rondo ishte tërhequr nga jeta publike për një periudhë prej 4 vitesh, por së fundmi vendosi të sfidojë sëmundjen që e mbajti prej më shumë se pesë vjetësh larg nga skena dhe ekrani, për të luajtur rolin e Zenepes në dramën “Tre dhëndurët” të dramaturgut të njohur shqiptar, Dionis Bubani. Ky do të ishte dhe roli i saj i fundit ose ai i lamtumirës.  

Hajri Rondo u prit disa muaj më parë në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili i dorëzoi asaj Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite në teatër dhe në film.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.